Beckenbauer: Gjermania, skuadër perfekte
Franz Beckenbauer
Ndryshojnë idetë, fytyrat, trajnerët, por mbetet Gjermania">Gjermania e madhe. Të mërkurën, në gjysmëfinalen, që do të zhvillohet në Durban kundër Spanjës, do të sqarohet nëse gjermanët do të luajnë në finale të dielën ose për vend të tretë të shtunën.

Gjermanët vijnë pas dy ndeshjeve spektakolare kundër Anglisë dhe Argjentinës, të cilat i përcollën në shtëpi nga katër gola. Është një moment euforie brenda skuadrës ‘Mannschaft’: të shtunën, 25 milionë e 950 mijë gjermanë e kanë ndjekur ndeshjen ndaj argjentinasve, jo vetëm pse skuadra e tyre fitoi, por për shkak se atyre po u pëlqen loja që po e aplikojnë futbollistët në fushë.

I ngazëllyer me lojën e gjermanëve mbetet edhe legjenda e futbollit gjerman, Franz Beckenbauer">Beckenbauer. “Kjo është një skuadër perfekte, e cila udhëhiqet nga Loew. Për ta parë një Gjermani të tillë, duhet të rikthehemi në vitet e shtatëdhjeta. Me këtë rast ka përfunduar edhe historia e vjetër, sipas së cilës, për të fituar, duhet të heqësh dorë nga loja e bukur. Kësaj radhe po fitojmë dhe po zbavitemi”, ka thënë Beckenbauer">Beckenbauer. Gjermania">Gjermania e këtij Botërori është konkrete si gjithmonë, por edhe atraktive si asnjëherë më parë.
Shtuar më 06/07/2010, ora 16:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori