Kaka ishte i lënduar
Kaka
Ylli brazilian Leite Kaka u paraqit i lënduar në Kampionatin botëror 2010, ka bërë të ditur doktori i Seleçaos, Jose Luiz Runco. Mesfushori i Real Madridit – 12 muaj më parë konsiderohej si njëri prej futbollistëve më të mirë në botë – kaloi një sezon të mundimshëm nga lëndimet gjatë edicionit 2009/10.

Ai mungoi për gjashtë javë pas një lëndimi në këmbë, ndërsa spekulohej se nuk do të luajë në Afrikën e Jugut 2010. Por, edhe pse u paraqit gjatë garës – u përjashtua kundër Bregut të Fildishtë - ai nuk luajti në shkallën e tij të zakonshme. Mirëpo, problemi është zbuluar.

“Ndoshta në situata tjera Kaka nuk do të kishte luajtur në Botëror, por ai deshi të jetë atje, edhe pse ishte ende i lënduar”, tha Runco pas rikthimit të ekipit në Amerikën e Jugut. Runco ishte njëri prej disa anëtarëve të Brazilit, të cilët ishin fyer nga tifozët e zemëruar pas ardhjes së tyre në Rio de Janeiro.

Felipe Melo, i përjashtuar në humbjen 2-1 në çerekfinale kundër Holandës pas një shkeljeje ndaj Arjen Robbenit, ishte në qendër të fyerjeve. Ai u desh të shoqërohej nga sigurimi për t’i ndihmuar të largohej nga aeroporti.
Shtuar më 06/07/2010, ora 21:07
Tage: kaka brazil
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori