Kampionët do të shpërblehen me nga 600 mijë euro
Spanja kampion
Secili nga 23 futbollistët e kombëtares spanjolle do të marrë një premio prej 600 mijë eurosh për fitimin e kampionatit botëror.
Shifra ishte vendosur që në fillim të turneut nga Federata Spanjolle dhe ishte kritikuar shumë duke parë krizën ekonomike në vend, por pas fitimit të Kupës, euforia ka bërë që të gjithë ta harrojnë një gjë të tillë.
13.8 milionë eurot do të jepen nga Federata Spanjolle, ndërsa kjo premio ishte më e larta nga 32 skuadrat pjesëmarrëse në Botërorin e Afrikës së Jugut. Pas spanjollëve renditeshin Argjentina me 520 mijë euro për kokë dhe Anglia me 470 mijë euro.
Po ashtu, shpërblimi është tre herë më i lartë se ajo që morën spanjollët për fitoren në Euro 2008. Nëse do mundeshin në finale, ata do merrnin 120 mijë euro.
Shtuar më 12/07/2010, ora 19:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori