Klose apo Villa?
Klose apo Villa?
Miroslav Klosen dhe David Villan i ndan vetëm nga një gol për t’u bërë legjenda. Sulmuesi gjerman në Afrikën e Jugut ka realizuar më shumë gola sesa që shënoi për një vit te Bayern Munchen.

Ai i është afruar rekordit të golave, të cilin e mban braziliani Ronaldo, në vetëm një gol. “T’i shënoj 15 gola nuk më mjaftojnë... Për të qenë me të vërtetë i kënaqur dëshiroj t’i realizoj së paku edhe dy të tjerë. Spanja është më e fortë se Argjentina e Anglia, por nuk është e pamposhtur”, ka thënë Klose">Klose, që në tre botërorët ku mori pjesë ka realizuar 14 gola.

Ndërkaq, David Villa">Villa ka synime tjera: ai është vetëm një gol afër rekordit të legjendës Raul Gonzalez, i cili me Spanjën ka shënuar 44 gola në ndeshje ndërkombëtare.

“Gjermania është një kundërshtar mjaft i fortë, nuk mendoj se është ndjenjë e mirë të luash me ta”, ka thënë futbollisti i ri i Barcelonës. Sulmuesi spanjoll ka realizuar gola në katër ndeshje rresht, sikur braziliani Rivaldo në Botërorin. “Kundër Paraguait, shtylla ka dashur që topi të përfundojë më pas në rrjetë...”, përfundoi ish futbollisti i Valencias.
Shtuar më 06/07/2010, ora 21:07
Tage: Klose Villa
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori