Leonardo zgjidhet në stolin e Brazilit
Leonardo
Leonardo">Leonardo zgjidhet në krye të pankinës së kombëtares së Brazilit pas shkarkimit të Dunga-s, i cili u eleminua nga Holanda në cerekfinalen e Kupës së Botës.
Të gjitha mediat vendase bëjnë me dije se ish tekniku i Milanit ka fituar në balotazhin me Felipe Scolarin, i cili do qëndrojë tek klubi i Palmeiras.

Pritet vetëm zyrtarizimi por gjithcka ka marrë rrugë dhe Leonardo">Leonardo pritet të marrë shumë shpejt drejtimin e Selecao-s për të nisur fillimisht me Kupën e Amerikës dhe më pas për të ndertuar skuadrën e botërorit që do zhvillohet pikërisht në Brazil">Brazil.

Pato dhe Thiago Silva, lojtarë që ai i ka drejtuar edhe tek Milani, duket se janë emrat më të sigurt në formacionin e Brazilit të ardhshëm.
Shtuar më 07/07/2010, ora 09:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori