IFFHS: Top 10 ligat më të forta për 2014-ën (FOTO LAJM)

LA LIGA - 1259 pikë
Ronaldo, Messi, Reali galaktik me blerjet prej disa qindra miliona eurosh, Barcelona e spektaktlit me një treshe sulmi fantastike dhe si të mos mjaftonte duke i shtuar edhe Atletikon e Madridit që triumfoi ndaj titanëve falë konceptit të skuadrës. Futboll i bazuar te spektakli ku teknika mbizotëron ndaj taktikës e strategjive si të një ndeshje shahu dhe shumë talente nga Amerika e Jugut që mbushin skuadrat.

Nuk ka nevojë për shumë imagjinatë për të gjetur se cili ishte kampionati më i fortë në botë për 2014. Me të gjithë këto komponentë nuk është aspak çudi që La Liga spanjolle shpallet si kampionati më i fortë në botë për të pestin vit rradhazi nga IFFHS, Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave në Futboll.



Primera Division ruan kryesimin falë performancës së jashtëzakonshme të skuadrave të saj jo vetëm në kampionat, por edhe në kompeticionet europiane dhe ndërkombëtare me Realin e Madridit që u kurorëzua kampion i kontinentit në kompeticionin më të rëndësishëm, Champions League duke fituar finalen e Lisbonës pikërisht përballë një tjetër skuadre të La Ligas, Atletico Madrid ndërkohë që për të rritur koeficientët kanë shërbyer dhe performancat e Barcelonës, dhe Sevillas.


Surprizë në klasifikimin e kampionateve më të fortë në Botë mund të konsiderohet vendi i dytë, me Serie A Italiane që ndodhet aty duke zbritur një shkallë më poshtë, në vendin e tretë Premier League.

Primera Division e Argjentinës ndodhet në vendin e katërt duke u pozicionuar më mirë ndër kampionatet e Amerikës së Jugut, ndërkohë që nënvizohet zbritja me dy shkallë e Bundesligës Gjermane që aktualisht ndodhet në vendin e 5-të.

Për sa i përket Superligës shqiptare, ai ndodhet në vendin e 67 në botë, ndërsa një vit më parë ndodheej në të 59, por kjo zbritje siç shpjegohet edhe në metrin e vlerësimit të IFFHS. /albeu.com/
Shtuar më 20/01/2015, ora 13:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori