Ja Top 11 i Superligës shqiptare (FOTO LAJM)

Vujadinoviç - Vllaznia
Që të jesh një lojtar në listën e më të mirëve, nuk mjafton të luash në skuadrën kampione. Nuk mjafton as të kesh më shumë minuta në këmbë, apo të jesh shquar në disa ndeshje të fundit, duhet që të kesh pasur një konstante të vazhdueshme, gjatë gjithë sezonit, kjo e verifikuar javë pas jave nga analiza e bërë nga "Panorama Sport".

Shumëkush nga analistët e fundit, apo tifozët e shumtë do të kishin një mendim më ndryshe në lidhje me formacionin më të mirë të sezonit që sapo u mbyll. Ndoshta, në pozicione të caktuara, do të preferonin lojtarë të tjerë, më të dëgjuar (mediatikë), por statistikat nuk të lënë të gabosh.

Kështu, duke marrë një për një të gjitha javët e kampionatit, duke nxjerrë të gjitha formacionet më të mira dhe natyrisht duke i ndarë lojtarët sipas roleve, 11-a më e mirë nis nga porta me Vujadinoviçin e Vllaznisë dhe përfundon me kryegolashënuesin e Skënderbeut, Pero Pejiç. /albeu.com/


Shtuar më 16/05/2014, ora 13:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori