Marrëveshje rekord Real-Adidas, ja Top 10 fanellat më të shtrenjta në botë (FOTO LAJM)

1. Real Madrid – adidas: £106m 10 vjet
Pëlqej
Skuadra e Florentino Perez është duke arritur një marrëveshje me firmën e veshjeve sportive Adidas, e cila do të jetë sponsor i fanellave të "Los Blancos" për 10 vitet e ardhshme. Shuma e përfituar nga kjo marrëveshje pritet të arrijë shifrat e 140 milionë Eurovesezon dhe në total për 10 vjet ajo do t’i kalojë ato të 1 miliard Eurove.

Shifra të çmendura që padyshim do të ndryshonin rrënjesisht bilancat në futbollin europian me Realin që do të shtonte akoma më tepër potencialin e tij ekonomik për blerjen e super yjeve.

Nëse palët gjejnë dakordësi mes tyre atëherë skuadra e Zinedine Zidane pritet të kalojë në renditjen speciale klubin anglez Man.United, të cilët vitin e kaluar firmosën një kontratë me Nike nga ku do të përfitonin 98 milionë euro në sezon, duke e shndërruar fanellën e Djajve të Kuq në fanellën më të shtrenjtë por ky duket nje rekord i destinuar per t’u thyer shume shpejt.

Adidas është sponsor i disa prej klubeve më të mira nëpër botë, ata verën e kaluar firmosën një akord më skuadrën Gjermane Bayern Munchen. Kontrata me bavarezët do të zgjasi deri në vitin 2030 dhe në total ajo kap shifrat e 900 milionë Eurove.

Kontrata mes skuadrës së Realit dhe Adidas pritet të firmoset brenda këtij viti dhe skadon në Qershor të vitit 2020. /albeu.com/
Shtuar më 29/01/2016, ora 13:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori