Merkato, Top 11 blerjet më të mira në Serie A (FOTO LAJM)

Diego Lopez - Milan
Pëlqej
Merkatoja e verës është mbyllur tashmë dhe redaksia e sportit në Portalin Albeu ju sjell Top 11 e goditjeve më të mira të kryera nga ekipet e Serie A.

Protagonist është Milani, që vjen me tre futbollistë ((Diego Lopez, Bonaventura e Torres). Krahët e mbrojtjes janë plotësisht juventine me Romulo dhe Evra, ndërsa qëndra i takon Manolas të Romës dhe Vidiç të Interit.

Në mesfushën me tre lojtarë kemi përzgjedhur Medel të Inter, blerjen e fundit të Milanit, Bonaventura dhe autorin e golit të fitores për Napolin në ndeshjen e parë, Jonathan de Guzman.

Edhe sulmi përbëhet nga tre futbollistë: Iturbe i Romës dhe blerjet e bujshme të Veronas dhe Milanit Saviola dhe Torres. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2014, ora 11:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori