Java e nëntë e Serie A sheh në krye të klasifikimit në kuotën e 22 pikëve si Juventusin ashtu edhe Romën. Verdhekuqtë kaluan lehtësisht Cesenan, ndërsa kampionët në fuqi u mposhtën në "Marassi" nga Genoa.
Napoli u ndal në Bergamo nga një super Sportiello, Interi mposhti Sampdorian, ndërsa Cagliari dhe Milan u ndan në barazim 1-1. /albeu.com/