Top 10 ekipet liderë në pasime (FOTO LAJM)

BARCELONA - 6849 pasime
Edhe pse afrimi i Luis Enriques pritej të sillte ndryshim sistemi në lojen e Barcelonës, katalanasit vazhdojnë të jenë liderë të pasimeve. Sipas asaj që shkruan "Goal.com", katalanasit ekipi me pasimet më të sakta në Europë, me 6489 të tilla, gati 600 më shume se Bayern Munchen i Guardiolas, i cili ka realizuar 5896.

Podiumin e plotëson Manchester City që ka realizuar 5406 pasime gjatë këtij viti.

Në vendin e katërt qëndrojnë francezët e PSG me një rekord prej 5312 pasimesh të sakta, 96 me pak se City por ekipi i drejtuar nga Blanc dominon më shumë në fushën e lojës me 65%.

Pasimet e Arsenalit janë 4,754, vetëm 20 më shumë se Juventus, ndërsa Chelsea, Roma, Napoli dhe Everton kompletojnë Top 10, duke realizuar 4,220 pasime.

Vihet re mungesa e Real Madrid, të cilët me ardhjen e Ancelottit dominojnë më tepër në fushë me volum loje, megjithatë ata kanë ende shume punë pasi katalanasit mbeten mbretërit e pasimevesakta në Europë. /albeu.com/
Shtuar më 23/12/2014, ora 18:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori