Top 10 koshat e Michael Jordan (VIDEO)
E kanë quajtur "Air" Jordan dhe për këtë ka patur një arsye. Përkundrazi, të paktën 10. Kampioni i NBA, Chicago Bulls dhe gjithë basketbollit botëror, Micahel Jordan ka festuar dje 50-vjetorin e lindjes dhe për ti uruar ditëlindjen NBA.com ka publikuar një video me 10 koshat e tij më spektakolarë.

Dhjetë vjet më parë legjenda i dha fund karrierës së tij në basketboll pas një sërë triumfesh me Chicago Bulls dhe dy medaljeve të arta në Los Angeles 1984 dhe Barcelona 1992.

Koha kalon por koshat e tij nuk plaken kurrë. /albeu.com/
Shtuar më 18/02/2013, ora 15:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori