Top 10 "Mbretërit" e golave në Champions (FOTO LAJM)

RAUL 71 - Njeriu që ka lënë pas Messin në Top 10 golashënuesit më të mirë të historisë së Champions League është legjenda e Real Madrid, i cili shënoi gjithashtu një sërë golash edhe me Schalke 04 në këtë garë pas largimit nga Santiago Bernabeu. Sulmuesi i mirënjohur spanjoll shënoi një total prej 71 golash në karrierën e tij mahnitëse evropiane. Raul gjithmonë do të jetë sinonim me një turne që e fitoi në tri raste për gjigandët e kryeqytetit spanjoll. Sidoqoftë, pozicioni në krye të kësaj liste i Raulit nuk mund të jetë kurrë i qëndrueshëm po të kemi parasysh sërën e lojtarëve të tillë si Messi dhe Ronaldo, që kanë ende karrierë të konsiderueshme përpara.


Pëlqej
Abonohuni për lajmet sportive me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Pas një tjetër sezoni emocionues të futbollit kontinental në rang klubesh jemi në prag të mbylljes me finalen e Champions League në stadiumin mitik të Londrës "Wembley". Gara e këtij viti ka prodhuar sërish disa momente të paharrueshme, sepse klubet më të mëdha dhe më të mira të kontinentit u angazhuan në një betejë për t’u kurorëzuar kampionë evropianë për vitin 2013.

Shumë ngecën rrugës, ndërsa deri në finish, me shpresa për ta fituar trofeun, kanë mbërritur dy skudra gjermane: Borussia Dortmund dhe Bayern Munchen.

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo përsëri kanë spikatur me skuadrat e tyre, por nuk kanë shkuar më larg se gjysmëfinalet, të eliminuar respektivisht nga Bayern Munchen dhe Borussia Dortmund. Dy lojtarë të finalistëve të Champions-it, Robert Lewandowski dhe Thomas Muller, janë në garë për t’u shpallur kryegolashënues i sezonit të këtij kompeticioni kontinental.

Po si renditen ata aktualisht kundër golashënuesve më të mira në historinë e Kupës Evropiane dhe Ligës së Kampionëve? Shikoni foto-galerinë e mësipërme.../albeu.com/


Shtuar më 23/05/2013, ora 20:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 

Kampionatet