Top 10 "pensionistët" më të pasur në sport (FOTO LAJM)

Michael Jordan - 110 milione $
Pëlqej
Edhe pse të tërhequr nga ccdo aktivitet, ish-sportistët vazhdojnë të përfitojnë të ardhura marramendëse financiare.

Revista prestigjioze “Forbes” ka përpiluar një klasifikim me sportistët pensionistë më të pasur.

Revista, në përplimin e këtij klasifikimi, është bazuar te të ardhurat e ish-sportistëve të siguruara nga pagat, kontratat e sponsorizimit apo akordet me shtëpitë botuese për publikimin e autobiografive të tyre.

Për të tretin vit radhazi ai që mban vendin e parë në këtë renditje te veccante është legjenda e basketbollit botëror, Michael Jordan.

Sipas “Forbes”, Jordan vitin e kaluar përfitoi plot 110 milionë dollarë, shifër kjo që është gati dy herë më e lartë se ajo e përfituar nga David Beckham. Ish-kapiteni i përfaqësueses angleze ndodhet në vendin e dytë me 65 milionë dollarë të përfituara.

Në listën e ish-sportistëve më të paguar përfshihen edhe Arnold Palmer që eshte i treti me 40 milione dollarë apo edhe emra të tjerë të sportit të basketbollit si Shaquille O’Neal e Ervin “Magic” Johnson.

Ajo që të bën përshtypje është se për të dytin vit radhazi, e vetmja femër që përfshihet në listën e ish-sportistëve më të pasur është tenistja kineze Na Li me 14 milionë dollarë. /albeu.com/
Shtuar më 01/04/2016, ora 11:23

ismet kosumi
e Premte 1 Prill 2016, Ora 13:54
e keni harru Michal schumacher
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori