Top 10 transferimet më të shtrenjta të verës (FOTO LAJM)

Gareth Bale (Real Madrid) 101 milionë euro
Edhe pse jemi në një periudhë krize për të gjithë Europën futbolli bën përjashtim. Këtë gjë e tregoi edhe merkatoja e kësaj vere, e cila qarkulloi shuma të çmendura parash. Premier League është kampionati me më shumë shpenzime, ndërsa blerja më e shtrenjtë u bë në Primera Division.

Gareth Bale është blerja më e shtrenjtë e kësaj vere dhe e dyta në gjithë historinë e futbollit. Për ta marrë nga Tottenham Real Madrid pagoi 101 milionë euro. Pas uellsianit vjen uruguajani Edinson Cavani, i cili iu bashkua Paris Saint Germain për 63 milionë euro, çka së bashku me Radamel Falcao (60 milionë) përbëjnë podiumin dhe dy blerjet më të shtrenjta në Ligue I.

Në Angli blerja më e shtrenjtë mban emrin e Mesut Ozil, i cili la Real Madrid për Arsenal për shumën e 45 milionë eurove, po aq sa pagoi Monaco për James Rodriguez.

Në Serie A blerja më e shtrenjtë i takon Napolit, i cili i dha Realit 37 milionë euro për kartonin e Higuain, aq sa pagoi edhe Bayern Munchen për Mario Gotzen. /albeu.com/
Shtuar më 03/09/2013, ora 16:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori