Top 11, a është ky Liverpool i denjë për kampion? (FOTO LAJM)

MIGNOLET
Pëlqej
Liverpool luan këtë fundjavë në Premier League ndaj Aston Villa ndërsa një javë më pas do të zhvillojë takimin e parë në Champions League kundër bullgarëve të Ludogorets dhe të gjithë pyesin nëse ekipi i ndërtuar këtë verë nga Brendan Rodgers është i denjë për të fituar titullin kampion në Angli dhe të bëjë një paraqitje dinjitoze në Europë?

"The Reds" afruan gjatë merkatos së verës emra të spikatur si: Adam Lallana, Ricky Lambert, Alberto Moreno apo Mario Balotelli duke dashur të zbehë disi largimin 81-milionësh të Luis Suarez te Barcelona, por edhe për të synuar titullin që sezonin e shkuar e humbën javët e fundit.

A do të mund ky Liverpool të shpallet kampion në Premier League dhe të bëjë një paraqitje të mirë në Champions League? Kjo mbetet për tu parë.../albeu.com/
Shtuar më 11/09/2014, ora 10:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori