Top 11 Galaktikët e Real Madrid (FOTO LAJM)

Total: 631,63 milionë euro
Galaktiku i parë ishte Luis Figo, më pas erdhi Zinedine Zidane, pas tij Beckham, Benzema, Xabi Alonso. Era e re nisi me Cristiano Ronaldon, Kaka, Benzema dhe Ozil, ndërsa tani synohet Gareth Bale. Ndërsa tani Florentino Perez ka shtuar edhe dy "Galaktikë" të tjerë: Gareth Bale, i cili është transferimi më i shtrenjtë në historinë e futbollit, 101 milionë dhe Asier Illarramendi, që u mor nga Real Sociedad për 38,9 milionë euro

Në total, që prej vitit 2000 e deri tani, për të bërë të mundur blerjen e 11 "Galaktikëve" Florentino Perez ka shpenzuar 631,63 milionë euro ku në blerjet më të shtrenjta janë edhe ato të CR7 (94 milionë), Zidane (75.13) dhe Figo (71.60) dhe Ricardo Kaka (65 milionë), të cilat bëjnë pjesë edhe në Top 10 e blerjeve më të shtrenjta të historisë së futbollit. /albeu.com/
Shtuar më 12/09/2013, ora 14:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori