Top 11 më i shtrenjtë i merkatos së verës (FOTO LAJM)

Jan Oblak : Benfica-Atl.Madrid 6 milionë euro.
Pëlqej
Edhe pak ditë kanë mbetur nga starti i sezonit futbollistik 2014-2015 dhe specialistët e futbollit po nxjerrin një bilanc të asaj çfarë ka sjellë merkatoja e verës. Edhe pse mungojnë diçka më pak se 30 ditë nga mbyllja zyrtare, mund të themi se shumë prej skuadrave thuajse kanë marrë formën e tyre përfundimtare.

Duke analizuar transferimet, në çdo repart të fushës mund të rreshtojmë skuadrën apo 11 lojtarët që kanë kushtuar më shumë në këtë merkato vere. Padyshim, transferimi më i shtrenjtë deri më sot, këtë sezon është ai i Luiz Suarez nga Liverpool tek Barcelona. Uruguajani i kushtoi katalanasve plot 81 milionë euro.

Pas tij vjen transferimi i James Rodrigues nga Monaco tek Real Madrid. Kampionët e Europës, për të bërë të tyrin kolumbianin kanë derdhur në arkat e skuadrës së principatës franceze plot 80 milionë euro, vetëm 1 më pak se sa i kushtoi Barcelonës "El Pistolero". /albeu.com/
Shtuar më 06/08/2014, ora 12:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori