Top 31 transferimet e verës (FOTO LAJM)

Mesut Ozil - Arsenal 47 milionë euro
Edhe pse jemi në një periudhë krize për të gjithë Europën dhe kur UEFA kërkon me ngulm repsektimin e fair-playit financiar sërish klubet e futbollit nuk dinë të ndalen në merkaton e kësaj vere. Kur ka mbetur më shumë se një muaj nga mbyllja e merkatos goditje të mëdha dhe shumë të shtrenjta janë bërë nga ekipe të ndryshme.

Edinson Cavani është blerja e kampionëve të Francës. PSG pagoi plot 64 milionë euro për t'ia rrëmbyer Napolit, ndërsa pas tij vijnë Falcao me 60 dhe Neymar me 57 milionë, por rënditjen e përmbysi blerja më e shtrenjtë e kësaj vere, dhe e dyta në historinë e futbollit: Gareth Bale, i cili la Tottenham për rreth 91 milionë euro. Pa harruar edhe super-blerjen e Arsenal: Mesut Ozil për 47 milionë euro.

Por edhe Serie A ka afruar disa yje si: Kaka (Milan), Tevez (Juve), Gomez (Fiorentina) dhe Higuain (Napoli).

Ndërkohë City ka qënë shumë aktiv në merkato duke afruan Jovetiç, Navas, Negredo dhe Fernandinho. Por pa harruar edhe Tottenham që pas ikjes së Bale ka sjellë në skuadër: Soldado, Paulinho, Lamela, Eriksen etj... /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2013, ora 21:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori