Klasikja e sotme Barcelona-Real Madrid ka një të veçantë për yllin argjentinas të katalanasve, Lionel
Messi, i cili mund të konvertohet sot në lojtarin me më shumë
gola në "El
Clasico" duke kaluar ikonën "Merengues" Alfredo Di Stefano që ndëshkoi plot 18 herë Barcelonën.
Pas tyre vijnë emra të mëdhenj si Raul Gonzalez, Cesar Rodriguez apo Ferenc Puskasme 15 dhe 14
gola, ndërsa rivali i Messit Cristiano Ronaldo ka shënuar 8
gola si vizitor në "El
Clasico", një më pak se
Messi dhe është vetëm 3
gola larg barazimit të rekordit prej 11 finalizimesh që
realizoi Gento në fushën blaugrana.
Është i vetmi që ka shënuar në 6 "El
Clasico" radhazi jashtë shtëpisë, gjashtë të fundmit në të cilët është aktivizuar dhe sot kërkon mrekullinë e shtatë, e kushedi ndoshta dhe të hyjë në histori si lojtari i parë që shënon 3 dy golësha në fushën kundërshtare. /albeu.com/
Shtuar më 26/10/2013,
ora 17:32