Francesco Totti – 38 vjeç e 3 ditë – Manchester City-Roma, 30/09/14
Francesco Totti është futbollisti me moshën më të madhe që ka shënuar në një ndeshje të ChampionsLeague. Kapiteni verdhekuq kaloi Ryan Giggs duke u bërë golashënuesi më i moshuar në historinë e kompeticionit më të rëndësishëm për klube në Europë.
Rekordi mbahej nga uellsiani i Manchester United që prej vitit 2011 me golin kundër Benfikës, kur ishte qenë 37 vjeç e 290 ditë.
Ndërkohë mes futbollistëve më të vjetër që kanë shënuar në ChampionsLeague gjejmë edhe emra të tjerë të mëdhenj të futbollit si Zanetti, Inzaghi, Maldini apo Blanc.
Përsa i përket futbollistit më të vjetër që ka shënuar në një finale Champions-i ai është ish kapitenit i Milanit Paolo Maldini. /albeu.com/