E FUNDIT/ Kushtetuesja i jep të drejtë presidentit
Karantina nuk ia ndalon Ronaldos pasionin për makinat, prenoton Bugattin 9 milion euro
Cristiano Ronaldo konfirmon edhe njëherë tjetër pasionin e tij të shfrenuar pasionin për makinat e shtrenjta duke i shtuar garazhit të tij një mjet ëndrrash.

CR7 ka prenotuar një Bugatti 110 duke thyer çdo record përsa i përket vlerës së blerjes së një makine pasi ky mjet luksoz kushton plot 9 milionë euro dhe është një nga prodhimet e fundit dhe më të shtrenjta të firmës franceze tashmë pjesë e gjermanëve të Volkswagen Group.

Pas disa makinave Ferrari, Rolls Royce, McLaren, Lamborghini por edhe një Bugatti Chiron me vlerë 2,8 milionë euro e cila deri para disa ditësh ishte makina më e shtrenjtë në garazhin e Ronaldos, CR7 ka bërë të vetën këtë Bugatti 110 që të lë pa fjalë dhe është një mrekulli e vërtetë. Makina e re e Ronaldos arrin në vetëm 2,4 sekonda nga 0 shpejtësinë 100 km/orë, ndërsa shpejtësinë maksimale e ka 380 km/orë.
Shtuar më 30/03/2020, ora 12:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori