Dani
Pedrosa, piloti i Repsol Honda, ka theksuar se po pret me padurim garën e Katalunjës në
Moto GP pasi vitin e kaluar nuk mori pjesë për shkak të dëmtimit dhe
shtoi se do të bëjë gjithçka për të marrë një fitore që do e afronte me liderin e kampionatit botëror të
motoçiklizmit, Jorge Lorenzo.
“Katalunja është një nga garat e mia të preferuara sepse e gjithë familja ime, miqtë dhe fansat vijnë për të më mbështetur dhe është një datë e rëndësishme në kalendarin e
Moto GP për mua”, deklaroi spanjolli.
Pas garës pilotët do të qëndrojnë në Montmelo për të vazhduar me testimet mbi motorat e tyre para se të nisen për në Britaninë e Madhe.
"Testet e ditës së hënë do të jenë shumë të rëndësishme për skuderinë. Pista e Katalunjës është shumë e mirë për të provuar gomat e reja. Duhet të punojmë mirë në mënyrë që të shkojmë në Silverstone me sa më shumë informacion",
shtoi Pedrosa për "AS".
Gara e pestë e kalendarit të
Moto GP do të zhvillohet të dielën në orën 14.00. /albeu.com/
Shtuar më 30/05/2012,
ora 08:24