Pamjet, si të vjedhësh makinën "Tesla" në 2 sekonda (VIDEO)
Pëlqej
Disa të rinj kanë treguar si mund të vidhet një Tesla Model S brenda 2 sekondave.

Me një radio 600 dollarëshe dhe pajisje kompjuterike djali arrin të klonojë çelësin e makinës pa pasur nevojë të ndërhyjë duke dëmtuar derën e makinës.

Metoda u zbulua në konferencën Cryptographic Hardware dhe Embedded Systems në Amsterdam të hënën.

Mënyra si u arrit të vidhej një Tesla Model S, çmimi fillestar i së cilës është 75 mijë dollarë tregon sesa vulnerabël ishin makinat e prodhuara në vitin 2017.

Për këtë zbulim Tesla i pagoi të rinjtë me 10 mijë dollarë ndërsa prodhuesi i makinave elektrike vetëm fiksoi kodin këtë qershor, me një përditësim të enkriptimit dhe një përditësim softueri që u lejon shoferëve të caktojnë një kod PIN që duhet të vendosin para se të hyjnë në makinë. /albeu.com/



Shtuar më 12/09/2018, ora 16:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori