Kërcënohet trajneri Gjoka, policia blindon Vllazninë në stërvitje
Trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka, siç raportohet nga Shkodra, ka marrë një kërcënim para stërvitjes së fundit, në prag të ndeshjes mes Vllaznisë dhe Kamzës.

Siç raporton edhe “Shkodra News”, në furgon policie i forcave “Shqiponja” ka shoqëruar Vllazninë në fushën sportive “Reshit Rusi”, dhe ka qëndruar për 1 orë e 30 minuta, deri kur ekipi ka mbaruar stërvitjen.

Nga aty, policia më pas është zhvendosur në stadiumin “Loro Boriçi”, ku Vllaznia ka bërë nisjen drejt Barbullushit ku do të jetë e grumbulluar deri nesër, për ndeshjen me Kamzën. Deri në Barbullush, ekipi është shoqëruar përsëri me polici dhe më pas efektivët janë larguar.

Mbetet e paqartë nga ka ardhur ky kërcënim për trajnerin Gjoka, apo cilat janë arsyet. Sidoqoftë, policia ka marrë masat për të shmangur çdo incident të mundshëm.
Shtuar më 15/12/2017, ora 22:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori