Angli, Policia sekuestron Maseratin e Balotellit
"Pse gjithmonë unë?" pyeste Mario Balotelli në momentin kur shënoi në derbin e fundit përballë Manchester United. Fatkeqësiht për të, është e pamundur të kalojë një javë e plotë pa i dalë emri për epsiode apo ngjarje nga më të çuditshmet.

Siç raporton sot "The Sun", një patrullë e Policisë Rrugore Angleze e ka ndaluar futbollistin pranë Worsley për një kontroll shpejtësie teksa ishte duke ngarë Maseratin e tij GT që kushton 100 mijë sterlina.

Gjithçka në rregull? Aspak, pasi policët u detyruan ti sekuestronin automjetin pasi dyshohej se makina nuk ishte e rregjistruar ligjërisht. Balotelli i tregoi dokumentat për të treguar se dokumentat ishin në rregull, por që nuk mjaftoi.

Prandaj, SuperMario duhet të vazhdojë të pyesë: Why always me? (Përse gjithmonë unë?). /albeu.com/
Shtuar më 07/12/2011, ora 14:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori