Ajo quhet
Daniela Mijatoviç, është një modele e re boshnjake dhe sipas mediave të Bosnjë-Hercegovinës, është në
lidhje dashurie me
Lorik Canën madje prej disa kohësh.
"Dnevni
Avaz" lajmëron se për shkak të saj, shqiptari nga Kosova vizitoi në muajin
tetor të vitit të kaluar kryeqytetin Sarajevë dhe kjo u quajt edhe një provë tjetër e lidhjes mes tyre.
Duke qenë një futbollist i njohur, por edhe një djalë shumë i pashëm, për Lorikun ka pasur shumë lajme dhe zhurma për
lidhje të ndryshme ndjenjash, ndërsa gjakovari i lindur në Prishtinë është shprehur se kurorën dëshiron që ta vendosë me një vajzë shqiptare.
Vetë "të interesuarit" nuk kanë komentuar lajmet e dala, por "Dnevni
Avaz" ka botuar, në datën 18
tetor 2011, edhe një foto ku Loriku dhe
Daniela dilnin të shtrënguar pas njëri-tjetrit. /albeu.com/
Shtuar më 14/01/2012,
ora 15:07