Shakira "Oktapodi Paul" i El Clasicos
Pëlqej
Klasikja e Spanjës po troket, por këtë vit Barcelona në arsenalin e yjeve të saj i beson edhe mbështetjes së një tifozeje të vecantë, Shakirës.

Këngetarja kolumbiane, e fejuara e mbrojtësit blaugrana Gerard Piqué, gjatë promovimit të librit të të atit në Bogota deklaroi se të gjitha urimet e saj shkojnë për Barcelonën, pasi ajo tashmë është zyrtarisht tifoze e katalanasve, por nuk harroi të theksonte se edhe Reali i Madridit është një skuadër fantastike.

Dhe më shumë se sa një “femër ujk” ashtu siç këndonte në një nga hitet e saj më të sukseshme, tashmë Shakira shprehet se dëshiron që të jetë si oktapodi i ndjerë Paul fama e të cilit, lindi dhe u shua gjatë Botërorit te Afrikës 2010.

Shakira dëshiron shumë që të gjejë rezultatin e supersfidës së të shtunës duke kandiduar Barcelonën si favorite. Mbetet për t’u parë nëse edhe roli i parashikueses i shkon për shtat. /albeu.com/
Shtuar më 06/12/2011, ora 19:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori