E dashura e Ronaldos, me linjat bombastike edhe pas lindjes (FOTO LAJM)

Pëlqej
E dashura e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez duket se e ka rimarrë veten pas lindjes së vajzës dhe tashmë ka tërhequr vëmendjen e përdoruesve të internetit me fotot e publikuara.

Modelja spanjolle solli në jetë foshnjën Alana Martina, fëmija i katërt i Ronaldos në nëntor.

Georgina Rodriguez duket mahnitëse katër muaj pas lindjes së vajzës.

Georgina, 24 vjeç, tregon me krenari këmbët dhe barkun e tonifikuar e veshur provokuese, përcjell albeu.com

Ronaldo është baba i Cristiano Jr, binjakëve dhjetë muajsh Mateo dhe Eva dhe Alana Martina.

Ai është takuar me Georgina nga fundi i vitit 2016.

Pasi fitoi Topin e Artë në dhjetor, ai tha: "Një tjetër fëmijë ... nuk është shaka, unë dua shtatë topat e artë dhe shtatë fëmijë". /albeu.com/
Shtuar më 16/03/2018, ora 17:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori