Merret peng autobusi me dhjetra pasagjerë: Do t'i djeg të gjallë

Një krizë pengjes ka mbërthyer brazilianët para ekranit në këtë momenti, ku një burrë i armatosur rëndë ka marrë peng autobusin me dhjetra pasagjerë duke kërcënuar se do t'i djegë të gjallë.

Deri më tani ai ka lëshuar katër prej pengjeve që ndodheshin në autobus, ndërsa po negociohet edhe për 18 të tjerë, raporton Albeu.com.

Për momentin është e paqartë se çfarë kërkon në këmbim pëngmarrësi, por mësohet se ai ka qenë një ish-ushtarak, gjë e cila e bën edhe më të vështirë zgjidhjen e problemit.

Ngjarja po ndodh në rrugën që lidh Rio-n me një tjetër qytet, ku kalojnë mijëra automjete të tjera.

Autobusi është rrethuar nga forcat speciale dhe po negociohet me pengmarrësin. /albeu.com/
Shtuar më 20/08/2019, ora 14:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori