"Gratë të stresojnë", jep dorëheqjen kryetari i Lojërave Olimpike Tokio 2020
Presioni i madh i medias dhe opinionit publik bëri që Kryetari i Komitetit Organizativ i Lojërave Olimpike të Tokio 2020, Joshiro Mori, të japë dorëheqjen nga posti i tij. Deklatat e tij anti-feministe shkaktuan polemika të mëdha dhe si pasojë 83-vjeçari vendosi të tërhiqej.

“Deklaratat e mia kanë krijuar një kaos të madh. Objektivi kryesor është që të zhvillohen Lojërat Olimpike. Unë dëshiroj që të largohem nga detyra e Kryetarit të Komitetit OrganizativLojërave Olimpike të Tokios dhe jam i sigurtë se mungesa ime nuk do të jetë pengesë”, deklaron ish-kryeministri i Japonisë.

“Takimet me gratë marrin shumë kohë. Ata janë shumë konkuruese ndaj njëra tjetrës dhe nëse njëra nga anëtaret ngre dorën, të tjerat do të ndërhyjnë patjetër”, përfundon Joshiro, i cili gjatë një mbedhje me Bordin OrganizativLojërave Olimpike të Tokios bëri disa komente të papërshtatshme ndaj femrave pikërisht në momentin kur po diskutohej që të rritej numri i tyre në Komitetin Organizativ nga 20% në 40%.
Shtuar më 12/02/2021, ora 12:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori