Hakerët rusë po i presin me padurim tifozët amerikanë dhe britanikë
Pëlqej
Zyrtarë të inteligjencës së Shteteve të Bashkuara dhe të Britanisë së Madhe i paralajmëruan tifozët e futbollit që udhëtojnë në Rusi për Kampionatin Botëror, se telefonat e tyre celularë dhe kompjuterët mund t’iu piraterohen nga spiunët kibernetikë.

William Evanina, drejtor i Qendrës Kombëtare të Kundërzbulimit dhe Sigurisë në SHBA, tha se në Rusi, edhe njerëzit që besojnë se janë të parëndësishëm, mund të jenë në shënjestër të hakerëve.

"Kushdo që udhëton në Rusi për të marrë pjesë në Kupën e Botës, duhet të jetë i vetëdijshëm për rreziqet kibernetike", tha përmes një deklarate Evanina.

"Nëse planifikoni të merrni me vete një telefon celular, laptop ose pajisje të tjera elektronike, kujdes, çdo e dhënë në këto pajisje mund të arrihet nga Qeveria ruse ose kriminelët kibernetikë", tha ai.

Evanina është përgjegjës për agjencinë që vlerëson kërcënimin ndaj Shteteve të Bashkuara nga spiunazhi i huaj dhe spiunazhi kibernetik.

Ai tha se njerëzit që marrin pjesë në Kupën e Botës, e cila nis të enjten, duhet të mos marrin pajisje që nuk i kanë të domosdoshme.

Në pajisjet që marrin me vete, njerëzit duhet ta heqin baterinë kur nuk i kanë në përdorim, tha Evanina.

Sipas tij, më të rrezikuar janë zyrtarët e korporatave dhe të qeverisë./REL/


Shtuar më 14/06/2018, ora 08:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori