Hotel brenda stadiumit "Allianz Arena", Bajerni sjell suitat luksoze (FOTO LAJM)

Pëlqej
Rrjeti i hoteleve prestigjoze Marriott International ka lidhur marrëveshje shumëvjeçare me klubin kryesor evropian të futbollit FC Bayern.

Marrëveshja e re sjell një formë të paparë të ndeshjes brenda stadiumit, që ofron pamje fantastike të fushës në arenën e njohur Allianz, përcjell albeu.com

Me orendi të frymëzuara nga dizajni modern, suitat luksoze i japin mundësi adhuruesve të sportit të shohin ndeshjet e klubit gjerman me një përvojë me të vërtetë të paharrueshme.

Të ftuarit mund të shijojnë spektaklin në fushë nga dhoma luksoze.

Bajerni i Mynihut është klubi i parë që fut këtë të re në stadium.

Për të pronotuar një suitë tifozët mund të vizitojnë faqen e internetit Time Out për t'iu përgjigjur një pyetjeje të thjeshtë rreth klubit të futbollit.

Marriott International do të mirëpresë tifozët nga e gjithë bota për të përjetuar atmosferën unike në Allianz Arena përmes suitave ekskluzive të hoteleve dhe biletave me FC Bayern Tours. /albeu.com/









Shtuar më 12/02/2018, ora 11:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori