Ja si reagon tifozi i vogël i Juventusit kur i dhurojnë fanellën e Interit (VIDEO)
Pëlqej
Në vitet e fundit, tifozët dhe skuadra e Interit janë bërë shpesh objekt talljesh dhe shakash në rrjetet sociale për shkak të formës së dobët që ky ekip ka pasur disa edicione me radhë.

Një video e postuar së fundmi në mediat italiane po bën xhiron e internetit. Një tifoz i vogël i Juventusit kishte ditëlindjen, por ai ngeli i befasuar kur pa që si dhuratë i kishin sjellë fanellën e Interit.

Gjithsesi, të afërmit nuk e lanë të mërzitej gjatë, pasi për të kishte dhe një dhuratë me ngjyrat bardhezi dhe në atë moment fytyra e tij ndryshoi. Epo fundja tifoz lind, nuk bëhesh.
Shtuar më 20/09/2017, ora 14:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori