"Kemi vetëm 10 minuta karburant", kaos me avionët në aeroportin e Stambollit
Pëlqej
Prej disa orësh tafiku ajror në aeroportin Ataturk të Stambollit ndodhet në kaos.

Dhjetra avionë presinajër për t'u ulur, ndërkohë që autoritet e aeroportit bërë një verifikim të sistemit të kontrollit të fluturimeve, shkrua Hurriyet, përcjell Albeu.com.

Qielli i Stambollit është mbushur me avionë që bëjnë xhiro në ajër deri në marrjen e konfirmimit nga kulla për t'u ulur.

"Për 10 minuta duhet të ulemi"., citohet të ketë thënë njëri prej dhjetra pilotëve që janë në qiell tashmë duke tërhequr vëmendjen për situatën e krijuar.

E njëjta situatë paraqitet edhe në tokë ku radha e avionëve që presin për t'u ngritur ka shkuar deri në 20 të tillë.

Në foton e mësipërme duken nga flightradar avionët e drejtuar për tek ky aeroport. /albeu.com/

Shtuar më 12/09/2017, ora 16:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori