"Lanë qimet e kokës" për pushime në Malin e Zi, ajo që gjetën ishte e tmerrshme (FOTO LAJM)

Një familje me gjashtë anëtarë kishte vendosur të kalonte disa ditë pushimi në Malin e zi dhe gjithcka ishte në rregull deri në momentin e mbërritjes në destinacion.
Familja pagoi një shumë prej 6800 paundësh por ajo që gjetën sipas tyre ishte një makth i vërtetë.

Joanne Humphreys, 53 vjeçe dhe bashkëshorti i saj Kevin, 46 vjeç, rezervuan një qëndrim 10 ditor në Malin e Zi për vete dhe fëmijët e tyre, por pushimet iu kthyen në makth.

Kompleksi ishte reklamuar si një hotel gjithëpërfshirës me katër yje, që kishte 4 restorante, pishina, palestra dhe spa, ndërkohë që ishte një objekt në ndërtim. Grupi vendosi që të rezervonte një suitë luksoze për udhëtimin e tyre në ‘fshatin e pushimeve të ëndrrave’.

Familjes i ishte siguruar se gjithçka do të ishte gati me ardhjen e tyre më 17 qershor. Por kur mbërritën aty, gjetën punëtorët e ndërtimit, karrocat me llaç, erën e keqe e ujërave të zeza dhe ushqimin e pa gatuar. Kur u futën në hotel u tmerruan. Dhomat ishin të shkatërruara, 3 restorantet nuk funksiononin dhe shumë herë ushqimet ishin të pa gatuar e aspak të mjaftueshëm. Madje hoteli kishte thënë se do të huazonte një kuzhinier nga një hotel tjetër për të gatuar.

“Një herë gjeta një copë xhami në çokollatën time dhe kjo ishte e rrezikshme. Pushimet tona ishin një makth. Çdo ditë do të na ndodhte një gjë e keq. Koka e dushit u thye teksa ishim duke u larë, dera e dhomës së gjumit nuk mbyllej, stafi i hotelit ishte i patrajtuar dhe i pasjellshëm”, tha Joanne Humphreys.


Shtuar më 17/07/2019, ora 18:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori