Makina copa, kampioni i botës në gjendje të rëndë(VIDEO)
Një aksident i rëndë i ka rrezikuar jetën boksierit të famshëm amerikan Eroll Spence.

Ngjarja ndodhi në ditën e sotme në Dallim, ndërkohë që ka edhe një video që po bën xhiron e internetit.

Nga fotot e publikuara nga mediet amerikane dallohen qartë dëmet e mëdha, që ka pësuar makina model Ferrari e 29-vjeçarit.

Spence është një ndër boksierët më të njohur në planet, me një rekord të shkëlqyer prej 26 fitoresh (21 nokaut), 0 humbje, 0 barazime.

29-vjeçari ka në zotërim dy brezat kampion bote WBC e IBF të kategorisë ëelterëeight (deri në 67 kg) dhe pritej që së shpejti të fillonte negociatat për një duel me legjendën filipinase Manny Pacquiao. /albeu.com/
Shtuar më 10/10/2019, ora 20:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori