Momentet emocionuese kur një vajzë nxirret nga rrënojat në Izmir (VIDEO)
Momente emocionuese ato kur një vajzë, nxirret e gjallë nga rrënojat e një pallati të shembur në Izmir.

Duartrokitje dhe brohoritje nga të pranishmit në momentet kur ajo është shpëtuar dhe u dërgua për ndihmë mjekësore.

Ekipet e kërkim shpëtimit ndodhen në terren në Izmirin e goditur rëndë nga tërmeti i fortë mesditën e kësaj të premte.

Raportohet se ka shumë persona që kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja.
Shtuar më 30/10/2020, ora 15:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori