Momenti i frikshëm kur shembet pallati pas tërmetit të fuqishëm që shkundi Turqinë (VIDEO)
Ky është momenti kur një pallat shumëkatësh është shembur pas tërmetit të fuqishëm që goditi Egjeun, Turqinë dhe Greqinë.

Mediat turke bëjnë me dije se si pasojë e lëkundjeve të tërmetit, janë shembur disa ndërtesa, por deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me numrin e të lënduarve.

Ndërkohë përmes një postimi në Tëitter ministri Ministri i Brendshëm Süleyman Soylu shrkuan se deri më tani sipas informacioneve janë shembur 6 ndërtesa në Bornova dhe Bayraklı.

Lëkundjet janë ndjerë në Stamboll, Izmir, Çanakkale, Denizli dhe Bursa. Qendra e tërmetit që u ndie në shumë provinca u njoftua si İzmir Karabağlar.



Shtuar më 30/10/2020, ora 14:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori