Mrekullitë artificiale në Dubai, luksi i shfrenuar i miliarderëve (FOTO LAJM)

Dubai është qyteti më i madh dhe më i populluar në Emiratet e Bashkuara Arabe. I vendosur në bregdetin juglindor të Gjirit Persik, Dubai është një qytet global dhe qendra e biznesit e Lindjes së Mesme.

Që nga fillimi i shekullit të 20-të, ekonomia e Dubait mbështetet në të ardhurat nga tregtia, turizmi, aviacioni, pasuritë e patundshme dhe shërbimet financiare.

Dubai ka tërhequr vëmendjen e botës përmes projekteve të mëdha të ndërtimit, hoteleve të pasura dhe duke pritur turne të mëdha sportive.

Por ky qytet tanimë shumë i famshëm dallohet edhe për nga gjërat e veçanta të tij.

Duke qenë “shtëpia e shumë miliarderëve”, në Dubai shohim edhe gjërat më të pazakonta, të cilat vështirë t’i gjejmë në pjesë të tjera të botës.
Shtuar më 16/09/2019, ora 14:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori