Pamje rrënqethëse nga tërmeti që goditi Athinën (FOTO LAJM)

Një tërmet i fortë goditi 2 ditë më parë Athinën, ku bëhet e ditur se qendra e tij ishte periferia e kryeqytetit grek. Si pasojë e tërmetit, shumë njerëz janë bllokuar nëpër ashensorë, por janë shkatërruar gjithashtu dhe disa banesa, përfshirë këtu dhe afresket apo monumentet e kultit.

Instituti i Gjeo-dinamisë i Athinës tha se tërmeti kishte një magnitudë prej 5.1 ballë Righter, ndërsa të tjera institute serioze kanë thënë se tërmeti ishte 5.3 ballë. Tërmeti goditi shtetin fqinj rreth orës 14.13 minuta rreth 23 kilometra në veri të kryeqytetit helen, raporton AP.

Autoritetet inspektuan zona të afërta me epiqendrën me anë të helikopterëve dhe patrullave të policisë, por nuk u raportuan vdekje apo lëndime serioze. Zëdhënësi i qeverisë Stelios Petsas tha se një banesë e braktisur ishte shembur afër vendit ku ishte periferia e tërmetit. Ndërsa, dëmtime kanë pësuar banesa të tjera pranë epiqendrës së tërmetit. Zëdhënësi qeveritar deklaroi se nuk ka të dhëna për plagosje të rënda apo për vdekje.

Shkaktoi ndërprerje të kufizuar të energjisë dhe probleme me trafikun. Tërmeti më i fuqishëm që ka rënë ndonjëherë në Athinë ka qenë në vitin 1999, kur një tërmet me magnitudë 6.0 ballë goditi kryeqytetin grek. Në atë kohë, kishte 140 viktima. Instituti tha se tërmeti i së premtes u ndje në mbarë Greqinë Jugore.


Shtuar më 21/07/2019, ora 13:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori