Parashikuesja e verbër bullgare: Ditë të zeza për Trump-in dhe Amerikën

Pëlqej
Abonohuni për lajmet sportive me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Pas “profetit” Horacio Villegas, i cili është prononcuar lidhur me parashikimet e tij për Luftën e Tretë Botërore, mediat botërore kujtojnë parashikimet e bullgares së njohur.

Baba Vanga kishte parashikuar konfliktin në Siri dhe Luftën e Tretë Botërore, duke ia hequr për një vit parashikimin e Brexit-it dhe forcimin e ISIS-it.

Ajo gjithashtu kishte paralajmëruar konfliktin në Siri, luftën bërthamore dhe rënien e presidentit amerikan.

Dhe teksa janë rritur tensionet midis SHBA-ve dhe Koresë së Veriut, shumë njerëz që besojnë në teoritë konspirative janë të bindur se kjo grua ndoshta kishte parashikuar dhe luftën globale.

Megjithatë, shtrohet pyetja se sa seriozisht duhet marrë këto parashikime, duke marrë parasysh se shumë prej këtyre paralajmërimeve kanë ndodhur.

Baba Vanga ka vdekur në vitin 1996 në moshën 86-vjeçe, kurse para vdekjes kishte dhënë një parashikim të frikshëm rreth përdorimit të armëve bërthamore dhe Luftës së Tretë Botërore.

Ajo kishte parashikuar që ekstremistët do të sulmojnë Evropën në vitin 2016, dhe se ky konflikt do të fillonte me Pranverën Arabe të vitit 2010.

Gjithashtu kishte parashikuar se në Siri do të përdoren armë kimike, kurse e përditshmja angleze këtë e krahason me sulmin me gazin vdekjeprurës në Siri, për të cilin Perëndimi akuzon presidentin sirian Bashar al-Assad.

Kjo “profete” bullgare në kohën e vet të artë kishte deklaruar se presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara (Donald Trump) do të ballafaqohet me krizë, ku si pasojë ky vend do të gjunjëzohet.

Të gjithë do t’i vënë shpresat tek ai, por do të ndodhë kriza në SHBA, ku do të përshkallëzohet situata dhe do të ketë konflikt mes Jugut dhe Veriut”.
Disa besojnë se ajo kishte menduar për Korenë e Veriut dhe të Jugut.
Kjo grua e çuditshme gjithashtu kishte parashikuar fillimin e Luftës së Dytë Botërore dhe fundosjen e nëndetëses bërthamore ruse Kursk.

“Binjakët amerikanë do të rrëzohen pas sulmit nga zogu i çeliktë, ujqit do të ulërijnë në shkurre, kurse gjaku i të pafajshmëve do të derdhet”, kishte thënë gjyshja Vanga duke parashikuar sulmin në Kullat Binjake më 11 shtator të vitit 2001, transmeton Telegrafi.

Binjakët janë kullat, kurse zogu i çeliktë është aeroplani, ujqit sipas të gjitha gjasave janë politikanët, shkurret paraqesin presidentin amerikan George Bush, që në gjuhën angleze “Bush” do të thotë shkurre. /albeu.com/

Shtuar më 20/04/2017, ora 22:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori