Policia belge hap zjarr në drejtim të një makine të mbushur me eksploziv
Pëlqej
Policia në Bruksel ka hapur zjarr në drejtim të një makine të parkuar e cila brenda kishte eksploziv.

Ngjarja ka ndodhur në periferi të Molenbeek.

Policia ka bllokuar zonën dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të mbyllen brenda.

Molenbeek, distrikt i varfër i kryeqytetit me popullsi shumicë të myslimanëve maroken, është cilësuar si ‘kryeqyteti xhihadist .

Nga aty ishte sulmuesi i Parisit në nëntorit 2015 ku u vranë 130 persona. /albeu.com/

Shtuar më 08/08/2017, ora 20:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori