Pus 100 metra për të shpëtuar Yulenin, e gjithë Spanja loton dhe lutet (FOTO LAJM)

E gjithë Spanja është duke mbajtur frymën ndërkohë që ekipet e zjarrfikësve dhe ata të ndihmës civile janë në garë me kohën për të shpëtuar një dy vjeçar që ra të dielën e shkuar në një pus 80 metra të thellë dhe 25 cm të gjerë.

Yuleni dy vjeçar ishte duke luajtur duke rënë padashje në pusin e thellë që ishte hapur për të kërkuar ujë.

Ekipet thonë se kanë ende shprese për ta gjetur fëmijën të gjallë edhe pse u bënë pesë ditë që ai ka rënë, shkruan Albeu.com.

Mjete të rënda kanë arritur në zonë për të hapur një tjetër pus paralel me qëllim shpëtimin e Yulenit, ndërsa e gjithë Spanja po loton dhe lutet për fatin e tij.

Prindërve të tij i ka ndodhur një tjetër tragjedi një vitë e gjysmë më parë, ku një tjetër djalë i ndërroi jetë për shkaqe të pasqaruara duke ecur në plazh. /albeu.com/
Shtuar më 18/01/2019, ora 15:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori