Rrëfimi tek varri zbuloi tradhtinë: Vëllai vret vëllain pas lidhjes me kunatën në Turqi, abortohet fëmija
Bëri disa vite burg pasi vrau një burrë që bashkëshortja e gënjeu se e kishte përdhunuar. Ndërkohë që ishte në burg, e shoqja shkoi me vëllain. Pasi doli nga burgu, vëllai e vrau me plumb në kokë që të mos zbulohej lidhja.

Gjithçka u zbulua pas një rrëfimi në varreza.

Duket si telenovele, por kjo është historia e pabesueshme e Hasan Akman nga qyteti Umraniye i Turqisë, i cili u vra prej vëllait të tij disa muaj më parë duke bërë që autoritetet të kërkojnë mbi shkaqet e krimit brenda në familje, raporton albeu.com.

Siç bën me dije "Milliyet", Hasan Akman u vra prej vëllait të tij Ecevit Akman një plumb në kokë pasi ky i fundit i frikësohej faktit se vëllai më i madh do të zbulonte lidhjen që ai kishte me kunatën.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasi Hasani ishte liruar nga burgu për shkak të pandemisë dhe shkoi në shtëpi. Ndërkohë që ia ishte në burg, bashkëshortja e tij kishte krijuar një lidhje me vëllain, Ecevitin duke e vijuar prej më shumë se dy vitesh.

Kunata kishte filmuar disa herë me celular kontaktet e tyre seksuale duke e kërcënuar se do t'ja tregonte ato bashkëshortit kur ai u kthye në shtëpi.

Madje, mediat turke raportojnë se dy tradhtarët kishin bërë edhe një plan për vrasjen e Hasanit, por që në rrëfimin para policisë, gruaja theksoi se ishte tërhequr dhe vrasjen e kishte bërë Eceviti me kokën e tij.

Vrau përdhunuesin e gabuar

Familjarët e Hasanit dhe Ecevitit tregojnë për mediat turke se që kur ajo grua kishte hyrë në shtëpi, aty kishte filluar derdhja e gjakut.

"Ajo kishte një fëmijë dhe vëllai jonë e mori për grua. Një ditë tha se do të shkonte në bankë dhe nuk u kthye gjithë mbrëmjen. Kur erdhi, tha se e kishin përdhunuar. Një ditë, në shtëpinë tonë vjen një burrë dhe ajo i thotë Hasanit që e kishtë përdhunuar ai person. Hasani mori thikën dhe e vrau atë burrë, por më pas u zbulua se ai nuk kishte asnjë faj. Pastaj Hasani përfundoi në burg dhe zbuluam se ajo kishte nisur një lidhje me vëllain tjetër, Ecevitin", tregon motra e shtëpisë.

Abortuan një fëmijë
Ndërkohë që Hasani ishte në burg, gruaja e tij kishte abortuar edhe një fëmijë që e kishte me vëllain tjetër, sipas familjarëve.

"Lidhjen e kishin prej më shumë se dy vitesh. Madje, mësuam se kanë abortuar edhe një fëmijë që e kishte me Ecevitin", vijon motra.

rëfimi tek varri
Ndërgjegja kishte bërë punën e saj tek gruaja e Hasanit, e cila pas vdekjes një ditë vendos të shkojë tek varri i tij. Ndërkohë, motra e familjes e ndjek nga pas dhe filmon gjithçka.
"Kur shkoi tek varri filloi të rrëfente gjithçka. Aty mësuam çfarë kishte ndodhur mes saj dhe Ecevitit", tregojnë familjarët. /albeu.com
Shtuar më 30/10/2020, ora 12:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori