Tifozi stoik bën xhiron e botës: I vetëm brohoriste pavarësisht humbjes 14-0 (VIDEO)
Irani, me gratë në stadium, ka patur ndoshta stimulin e duhur për të shkaëtrruar 14-0 Kamboxhian në Kupën e Azisë. Rezultati meriton një lajm më vete, por vëmendjen triumfit të ekzagjeruar iranian, ia ka marrë tifozi i vetëm stoik kamboxhian që nuk reshti së kënduari në mbështetje të kombëtares së tij.

Meritoi të gjithë duartrokitjet, i vetmi tifoz kamboxhian që, pavarësisht vetmisë e rezultatit, nuk ka reshtur së kënduari, brohoritur e mbështetur me një tambur të madh kombëtaren e tij. Tifozi i filmuar nga telekamerat prezente në stadium ka bërë xhiron e botës, edhe më shumë se rezultati 14-0 me të cilën u mund skuadra e tij.

Iran-Kamboxhia, ndeshja kualifikuese për Kupën e Azisë, ka rezervuar një leksion të egër futbollistik për miqtë, që kanë dalë të mundur 14-0 nga iranianët. Skuadra e drejtuar, që nga gushti 2018, nga ish-milanisti Keisuke Honda është mundur në mënyrë të turpshme, por ka marrë kreditet falë tifozit të vetëm në shkallët e stadiumit Azadi të Teheran, ku për herë të parë që nga 1981 u lejua të ndiqte takimin edhe publiku femëror (3.500 vende të rezervuara).
Shtuar më 11/10/2019, ora 19:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori