Donald
Trump sot ka dorëzuar zyrtarisht detyrën e tij tek Joe
Biden, Presidenti i SHBA.
Ndërkohë që ka lënë Shtëpinë e Bardhë,
Trump ka lënë një
letër për Joe
Biden dhe mesazhi lë shumë për të kuptuar për ish-presidentin.
"Joe, ti e di që unë fitova".
Ka qenë ky mesazhi që pak më parë bëri bujë në mediat botërore pas letrës së fundit që
Trump kishte lënë për Joe
Biden pas inaugurimit të këtij të fundit si President i 46 i SHBA.
Donald
Trump zgjodhi të mos merrte pjesë në inagurimin e presidentit të zgjedhur Joe
Biden, port ë mjaftohej vetëm me lënien e letrës në tryezën e Zyrës Ovale.
Lënia e një letre pasardhësit është një traditë në Ditën e Inaugurimit. Presidenti që largohet i lë një
letër pasardhësit duke i uruar suksese, por duke dhënë edhe këshilla. Kjo zakonisht lihet në tavolinën e Vendimit, që kur president i ri të hyjë në Zyrën Ovale të mund ta lexojë.
Sakaq, bëhet me dije se dhe zonja e parë
Melania Trump i ka lënë një
letër Jill
Biden. Mediat e huaja shkruajnë se
Melania i ka uruar mirëseardhje dhe suksese Jill
Biden.
Zonja e parë
Melania Trump nuk i shkruajti kartat e saj të “faleminderit” stafit të rezidencës së Shtëpisë së Bardhë të cilët janë kujdesur për të dhe familjen e saj për katër vitet e fundit, sipas dy burimeve me njohuri të shënimeve dhe trajtimit të
Trump prej tyre. /albeu.com/
Shtuar më 20/01/2021,
ora 21:15