Vijon ''mallkimi'' i familjes? Gjendet i mbytur stërnipi 8 vjeçar i Kennedy (FOTO LAJM)

Zhytësit gjetën të mërkurën trupin e pajetë të 8-vjeçarit Gideon McKean, stërnip i Robert F. Kennedy. Trupi u diktua në ujë, rreth 2.3 milje në jug të banesës së gjyshes së tij në Shady Side, tha Policia e Burimeve Natyrore në Merilend. Ai u zbulua rreth 600 metra larg vendit ku autoritetet gjetën të hënën dhe trupin e nënës së tij, Maeve Kennedy Townsend McKean, 41 vjeç.

Nënë e bir u panë për herë të fundit të enjten mbrëma. Ata ishin në karantinë me familjen në shtëpinë e nënës së Maeve, në Gjirin Chesapeake. Ishin duke luajtur jashtë dhe njërit prej tyre I ra topi në ujë, tha bashkëshorti i saj, David McKean. “Ata morën një kanoe me qëllimin që thjesht të kapnin topin, por duket janë shtyrë ngë era apo baticat në gjirin e hapur,” shkroi ai në Facebook.

Edhe policia mendon se kanoe ishte “rrëmbyer” nga erërat e forta. Deti ishte i trazuar, dhe nënë e bir e kanë pasur të vështirësi të përdorin lopatat e të kthehen në breg. McKean ishte mbesa e ish-prokurorit të përgjithshëm amerikan dhe senatorit amerikan Robert F. Kennedy. Ajo ishte avokate e shëndetit publik dhe të drejtave të njeriut dhe kishte shërbyer si drejtoreshë ekzekutive e Iniciativës Globale të Shëndetit të Universitetit Georgetown.

Nëna e Maeve McKean, Kathleen Kennedy Townsend, falënderoi guvernatorin e Merilendit, Larry Hogan, Sekretaren e Burimeve Natyrore, Jeannie Haddaway-Riccio dhe “ekipin e më shumë se 50 profesionistëve nga Departamenti i Burimeve Natyrore, që i kaluan këto ditë të fundit duke kërkuar për Maeve dhe Gideon tonë të dashur ”.

“Ata na ndihmuam të mësonim c`kishte ndodhur dhe I sollën pranë nesh; do t`u jemi gjithmonë mirënjohës për punën e tyre të palodhur,” thuhet në deklaratën e familjes. Disave ndërkohë, ky episod I kujtoi atë që thuhet se është “mallkimi I familjes Kenedi”, I cili I referohet një sërë vdekjes, aksidentesh të cuditëshme dhe fatkeqësish të tjera që kanë pllakosur familjen e famshme amerikane.
Shtuar më 09/04/2020, ora 09:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori