Vrau 5 gra e 3 fëmijë, 7 burgime të përjetshme ndaj ushtarakut kriminel
Një kapiten ushtarak ka marrë masën e dënimit 7 burgime të përjetshme pasi vrau 5 gra dhe 2 fëmijë brenda 3 viteve. Ai i kishte mashtruar viktimat e tij përmes internetit.

Ky rast shihet si dhuna më e tmershme ndaj grave në kohën e paqes në Qipro, dhe ka qënë pikërisht ky rast që detyroi ministrin e drejtësisë të japë dorëheqjen dhe të shkarkohej komandanti i policisë.

Nikos Metaxas, 35-vjeçar, e pranoi fajin për 12 akuza lidhur me vrasje të paramenduar dhe rrëmbim të shtatë personave nga shtatori i vitit 2016 deri në korrik të vitit 2018. Viktimat ishin nga Filipinet, Rumania dhe Nepali. Në mesin e viktimave ishin edhe dy fëmijë të moshës 6 dhe 8-vjeçare. Këta dy fëmijë të gjinisë femërore ishin vajza të dy prej grave të vrara.

Vendimi i shpallur të hënën nga gjykata është ndëshkimi më i rëndë që është dhënë ndonjëherë nga sistemi i drejtësisë në Qipro.

Metaxas u pa duke qarë në kohën kur po lexohej aktakuza kundër tij. “Unë kam kryer krime të tmerrshme”, tha ai, duke iu shprehur ngushëllime familjeve të viktimave të tij.

Policia njoftoi se personi i akuzuar, i cili është baba i divorcuar i dy fëmijëve, i ka takuar gratë përmes internetit. Viktimat ishin kryesisht të punësuara si shtëpiake në këtë ishull dhe ishin zhdukur nga shtatori i vitit 2016 deri në korrik të vitit 2018, shkruan “The Guardian”.
Shtuar më 24/06/2019, ora 16:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori