Goli i parë shqiptar në një Botëror i takon
Admir Mehmedit, edhe pse në terma statistikore, rrjeta kundër Ekuadorit rregjistrohet për kombëtaren e Zvicrës. Në momentin që sulmuesi mësoi se ishte i pari futbollist shqiptar që shënon në një Botëror, emocionet që e përshkuan ishin të pakrahasueshme.
Këtë e konfirmon vetë lojtari i kombëtares helvete që ka dhënë një intervistë për gazetën "Koha Ditore" ku thekson se në Brazil ai përfaqëson shqiptarët e gjithë botës.
"Jam shumë i lumtur nga përkrahja që kemi nga gjithë shqiptarët anembanë botës.
Goli pati vlerë historike edhe për shqiptarët, pasi unë jam shqiptari i parë që shënoj gol në kampionat Botëror. Është gol special për mua", thekson 23-vjeçari.
Admir Mehmedi shënoi me kokë në përballjen e parë ndaj Ekuadorit, duke i hapur rrugën suksesit të kombëtarës zviceriane që deri në ato momente ishte në disavantazh 0-1, ndërsa golin e fitores e shënoi Seferoviç. /albeu.com/
Shtuar më 17/06/2014,
ora 13:34